Milaim Zeka “e thotë troç” me Olta Gixharin: Tregon të gjitha prapaskenat nga BBVIP Kosova! (VIDEO)

Milaim Zeka ka folur hapur për raportin e tij me aktoren Olta Gixhari, teksa ishin të dy opinionistë në “Big Brother VIP Kosova”. I ftuar në një intervistë për RTV21, ai rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte e ftohtë dhe e distancuar që në javët e para të emisionit.

“Me Oltën nuk kemi komunikuar, nuk kemi folur fare. Pas dy javësh nga nisja e edicionit, nuk jemi përshëndetur dhe nuk kemi biseduar kurrë”, – deklaroi Zeka, duke habitur ndjekësit që mendonin se dyshja kishin raport profesional të qëndrueshëm.

Ai vijoi me një tjetër deklaratë që ka ngjallur reagime:

“Ajo nuk merrej me analizën e mysafirëve, por analizonte fjalët e mia. Madje një herë, live, kur unë po flisja, Olta ka thënë: ‘Filloi ky budallai të flasë’”, – tha ai.

Këto deklarata kanë nxitur debate në rrjet, ndërsa ndjekësit kërkojnë një reagim nga vetë Olta Gixhari për të sqaruar situatën.