Procesi i numërimit të votave në balotazhin për Komunën e Prishtinës po vazhdon, ndërsa sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, është aktualisht në epërsi ndaj kundërkandidatit të LVV-së, Hajrullah Çeku, shkruan Insajderi.
Sipas rezultateve të deritanishme (të përditësuara në orën 19:59), janë numëruar 46,27% e tyre. Rama ka marrë 51,15% ose 20,075 Vota, ndërsa Çeku 48,85% ose 19,169 Vota
Numërimi i votave po vazhdon.
