Diola feston ditëlindjen, kështu e surpzion Erolldi në mes të Japonisë

Çifti i njohur, Diola Dosti dhe partneri i saj Erolld Belegu, prej disa ditësh ndodhen në Japoni ku po shijojnë pushime plot dashuri dhe aventura të reja.

Ky udhëtim është bërë edhe më i veçantë pasi sot është një ditë e rëndësishme për Diolën, e cila po feston ditëlindjen.

Me të hyrë mesnata, Erolldi e surprizoi partneren e tij me një tortë të vogël të personalizuar duke e bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme.

Ai nuk u mjaftua me kaq, por ndau edhe një postim në rrjetin social Instagram, duke e uruar me fjalët:

“Happy Birthday, my love Dr. Diola Dosti! Përgjithmonë ti & unë! Të dua!”

Urimi i tij u pasua menjëherë me përgjigjen e ëmbël të Diolës, e cila në koment i shkroi:

“My forever . Love you”

Pamjet e publikuara tregojnë atmosferën e ngrohtë dhe lumturinë që çifti ndan, duke bërë që urimet e shumta nga miqtë dhe ndjekësit të mos mungojnë. Shumë prej tyre i kanë uruar Diolës jetë të gjatë, shëndet dhe dashuri të pafundme, ndërsa e kanë komplimentuar çiftin për lidhjen e fortë dhe harmoninë që reflektojnë.

Përveç surprizës së mesnatës, Diola dhe Erolldi kanë ndarë me publikun edhe momente të tjera nga pushimet e tyre në Japoni, ku duken të lumtur, të qeshur dhe duke shijuar çdo çast së bashku. Kjo ditëlindje padyshim do të mbetet një kujtim i veçantë për Diolën, e cila këtë vit e festoi në një nga vendet më magjike të botës dhe në krahët e dashurisë së saj.

Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu