Atmosfera brenda shtëpisë së Big Brother VIP është ndezur sërish, pasi një incident i rëndë fizik mes dy konkurrentëve ka trazuar publikun dhe ka vendosur produksionin përballë një vendimi të vështirë. Ngjarja, e cila është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ka ngjallur reagime të forta dhe kërkesa të shumta për përjashtim të menjëhershëm.
Protagonis të kësaj përleshje kanë qenë Londrimi dhe Klodiani.
Çfarë pritet të ndodhë?
Burime nga produksioni kanë bërë të ditur se ngjarja është marrë në shqyrtim dhe se një vendim zyrtar pritet të shpallet brenda orëve të ardhshme. Sipas rregullores së programit, veprimet fizike të dhunshme janë të dënueshme me masa ndëshkuese që shkojnë deri në largim nga shtëpia.
Reagimet brenda shtëpisë
Banorët janë dukshëm të tensionuar pas incidentit. Disa prej tyre kanë kërkuar që Vëllai i Madh të marrë masa të menjëhershme për të ruajtur qetësinë në shtëpi, ndërsa të tjerë kanë kërkuar reflektim dhe mundësi për zgjidhje paqësore. Megjithatë, atmosfera mbetet e rënduar dhe marrëdhëniet mes dy konkurrentëve kanë arritur një pikë pa kthim.