Çfarë ka ndodhur me Flori Mumajesin?/ “6 vitet e fundit kam kaluar një…”

Kantautori Flori Mumajesi, ka habitur dhe mërzitur të gjithë fansat dhe ndjekësit e tij teksa ka deklaruar përmes një mesazhi në rrjetet sociale se do të fshijë të gjithë këngët e tij nga kanali “YouTube”.

Pas zhurmës së madhe në rrjet dhe mediat rozë, Flori Mumajesi, ka folur për 4 vitet më të renda të jetës së tij ku ka pësuar shumë humbje.

Këngëtari ka reaguar pas mesazheve të marra në rrjetet sociale, ku vendos t’i përgjigjet dikuj që i ka thënë se po vlk timizohet me këto deklarata.

 “Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Është histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën ‘Thjesht të du’, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova me shumë emocione dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën. Një ditë pasi im atë doli nga spitali. Më tha vi kt lmë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 6 vitet e fundit kam kaluar rende, një dhe prapë jam këtu. 

Ka harruar që unë po të vlktimizohesha do kisha dalë. as pa dinjitet dhe e gjithë kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam: muzikën dhe dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu. Nuk jetoj dot klishe, bëj ca udhëtime dhe kthehu.

Unë dhe pak para se të më ndodhte humbja e fundit, kam punuar dhe jam strapacuar. Qaja natën, ditën punoja. Sfidova veten në mënyrën më të gabuar. Unë kurrë nuk kam konkurruar për kupa, as për çmime. Nuk vë dot shpirtin tim në konkurrim. Për çfarë? E vlerësoj shumë publikun dhe kur i pëlqejnë këngët, por nuk i mbaj kurrë kupat.

JUa kam dhënë njerëzve të mi të rëndësishëm sepse më duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion time. Ky s’është vl kti mizim, është e kundërta. Më thuaj, shoqja ime ngushtë ti si do ndiheshe? Kur shihje që talleshin me kupat? Për vlerat që mbartin? Për këngën ‘Thjesht të du’ që më bën të ndihem keq para dhe pas çdo dasme. Unë qaja para çdo dasme. Ajo këngë është histori, është krijesa ime. E pamundura ime më saktë. Si nga familja që më ka sjellë në jetë ashtu dhe për familjen që s’e kam ndërtuar dot vetë. Simbolin e jetës”, është shprehur Flori./ CNA.al