Skandal nga Spanja – Kosova prezantohet si “Territori i Kosovës”

Kombëtarja e Futbollit e Spanjës ka shkaktuar reagime të forta duke prezantuar vendin tonë si “Territori i Kosovës” në njoftimin për ndeshjen e U-21 mes Kosovës dhe Spanjës në kualifikimet e Euro 2027, sipas faqes zyrtare të saj në Facebook.

Ky rast pasqyron politikën e Spanjës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla.

Në të kaluarën, Spanja ka fshehur flamurin e Kosovës ose ka ndryshuar emrin e vendit në materiale zyrtare sportive.

Kosova dhe tifozët e saj reagojnë ndaj këtyre veprimeve, duke e cilësuar si një sjellje të papranueshme që cenon sovranitetin dhe identitetin e vendit.