Naim Murseli përballet me dëshmitarin në sallë

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, i akuzuari Naim Murseli ka marrë në pyetje dëshmitarin Florian Avdija, të propozuar nga prokuroria në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Murseli ka tentuar të sqaronte arsyet e pranisë së tij në lokalin që menaxhohej nga familja Avdija, duke theksuar se aty përveç kafenesë ka funksionuar edhe një market.

Murseli: Florian, ju më keni takuar disa herë me fëmijët e mi, sepse përveç kafenesë është edhe një market në lokal, shkruan Indeksonline.

Kjo e shpjegon pse kam shkuar aty për të blerë bukë ose diçka tjetër me fëmijë. A më ke takuar edhe me fëmijët e mi?

Avdija: Po, të kam takuar edhe me fëmijë. Murseli: Po me bashkëshorten, a më ke takuar ndonjëherë?

Avdija:Nuk po më kujtohet që ju kam takuar ndonjëherë”. /Prive By Liberta Spahiu