“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha… (Video)

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të prezantuar të rejat e fundit nga kampi kuqezi para ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë. Ai ka folur për sfidën ndaj Serbisë, por edhe për përballjen me Jordaninë dhe ndryshimet që priten në ekip për këtë duel.

“Ndryshime? Nesër do të bëjmë pak nga gjithçka. Nuk është e thjeshtë. Nuk besoj te miqësoret, luajnë të gjithë për të fituar dhe nuk besoj se duhen futur 11 lojtarë që nuk kanë qenë kurrë bashkë. Sepse pastaj paraqitja nuk është, është e vështirë që të vlerësosh lojtarët. Por punojmë që sot, nesër e caktojmë 11-shen. Megjithatë nesër mund të shkojnë në fushë të gjithë, duhet ekuilibruar një skuadër që bën mirë, dhe vlerësojmë lojtarët që janë me ne. Ka lojtarë që kanë shumë muaj këtu dhe nuk kanë luajtur titullarë, ne vlerësojmë të gjitha, nxemjen, ushtrimet, padyshim më e rëndësishme është ndeshja. Cake dhe Gripshi janë lojtarë me personalitet. Tani nuk e di ende, nesër do të jetë një miks i gjithçkaje.

Kthimi pas ndeshjes ishte i vështirë, erdhëm në 4, kishte shumë njerëz në aeroport, e dija që nuk ishte ndeshje normale, e bukur. Lojtarët ishin të aftë, ndihmoi eksperienca e Europianit të menaxhonim ndeshjen ndaj Serbisë. Llogaritë tona janë ndeshjet tona, kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor. Të lumtur po. Për herë të parë Shqipëria shkon të luajë dy ndeshjet e fundit me shanse që të luajë në play-off, është e bukur. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme, llogaritë janë për ndeshjet tona.

Sa e ndjeni veten shqiptar dhe a keni mesazh për tifozët? Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7. Pas kësaj fitore, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi bërë mirë, në fushë luhet futboll. Ndihem 8 e gjysmë shqiptar. Jam relativisht inteligjent. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë. Mesazh për 24 lojtarët, që mund të jetë secili në fushë apo pankinë. Unë nuk besoj në miqësore, mendoj për hapin tjetër që është i rëndësishëm dhe vjen në nëntor. Përsa i përket tifozëve, ta mbështesin Kombëtaren sepse lufton me zemër, gjak dhe shpirt. Mund të humbasësh, por asnjëherë nuk i ka munguar gjaku, shpirti dhe zemra. E dimë që nuk ka rrugë tjetër, përveçse të ecim përpara. Kërkojmë suportin e tifozëve.