U nis me bicikletë për propozim, e reja më e fundit nga Ceki

Ceki, djaloshi kosovar që ka mahnitur rrjetet sociale me udhëtimin e tij romantik, është tashmë pranë përfundimit të rrugëtimit. Prej më shumë se një viti, Ceki ka udhëtuar me biçikletë për të arritur tek e dashura e tij në Indonezi, duke kaluar mijëra kilometra dhe dhjetëra shtete.

Së fundmi, ai ka hipur në anijen që e çon drejt destinacionit të ëndrrave, dhe momentet e fundit janë ndarë nga një influencer indonezian që e ka takuar në bord. Në rrjet, ndjekësit janë shprehur: “Momenti i shumëpritur më në fund ka ardhur!”, ndërsa Ceki u është përgjigjur me humor: “Gati jemi, edhe pak phehe.”

Pas një rruge të gjatë, plot sfida, reshje e net pa gjumë, takimi me dashurinë e tij po bëhet realitet.

/Prive By Liberta Spahiu