Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me Presidenten Osmani.
Haradinaj tha se askush nuk e ka shumicën për formimin e Qeverisë.
Ai tha edhe një datë për zgjedhje.
“Po ndodhin zgjedhjet parlamentare, besoj që me 5 nëntor kemi me e marr lajmin për me u shpërnda kuvendi, 7 dhjetori është opsion i mirë për zgjedhje. Kërkush nuk e ka shumicën për qeveri. Ne duam që në afatin më të parë kushtetues të mbahen zgjedhjet”, tha Haradinaj.