Këngëtarja e hiteve “Çka po dojmë na po bojmë”, “Femër”, e të tjerë, është prezente në muzikë që nga fëmijëria e hershme.
Ajo e ka kaluar thuajse gjithë jetën në televizion, nëpër skena festivalesh, koncertesh, e të tjerë, shkruan “Kosovarja”.
Teuta Selimi i ka mbushur 49 vjeç.
Ndonëse në moshën e mesme, ajo gëzon formë fizike perfekte.
Këngëtarja është bashkëshorte dhe gjithashtu nënë e dy djemve tashmë të rritur.
Teuta, ndonëse është 49 vjeç, duket më në formë se asnjëherë më parë, madje në disa nga fotot e fundit ajo ka zbuluar një pjesë të barkut, duke treguar linjat ideale të saj.