Albulena Ukaj tregon se si e ngatërroi familjen, duke kënduar në një dasmë tjetër (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Albulena Ukaj ishte e ftuar sot në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku tregoi se si e kishte ngatërruar familjen, duke kënduar kështu në një dasmë tjetër.

Ajo u shpreh se në ato momente ishte ndjerë shumë keq, madje tha se nuk e kishte dashur jetën.

“Këndova gjithë natën aty në dasmë dhe pres në fund për ta marrë pagesën. Vjen nusja më dhëndrin më thotë nusja “po më vjen shumë keq, por unë kam menduar që babai im të ka sjellur si surprizë, por ajo familja është tek salla tjetër”.

“Në ato momente nuk e kam dashur jetën, se nuk ka ndodhur që mos të jem korrekte dhe të mos jem e përgjegjshme tek kjo pjesë, nuk e kam dashur veten. Por, tek kjo salla ka qenë ambient i jashtëm dhe muzika është dashur të ndalet në ora 00:00 dhe vazhdova tek salla tjetër, shkova tek dasmori, i kërkova falje”, u shpreh tutje Ukaj.