Edi Rama paralajmëron Shqiptarët, Ja ndryshimi i papritur që do të ndodhë deri në vitin 2030…

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria deri në fund të vitit 2030 do të jetë shteti i parë i botës që do të përdorë paranë dixhitale, duke hequr paranë fizike, është kthyer në shqetësimin kryesor të shumë ekspertëve të ekonomisë. Disa shprehen skeptikë për arritjen e këtij qëllimi, kur në vend ende informaliteti është i lartë dhe shumica e pagesave kryhen ‘cash’.

‘Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará “cash”, çka do të thotë se të gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do të jenë plotësisht digjitale. Ajo që na nevojitet është më shumë kualifikim. Besoj se nëse ne menaxhojmë siç duhet rrugën drejt kësaj ambicieje, qëllimi është tërësisht i arritshëm dhe do ta lehtësojë vendin nga një barrë e rëndë praktikash të vjetëruara dhe mungese efikasiteti që rëndon në jetën e përditshme” – tha ai gjatë një takimi me përfaqësuesë të sektorit të inovacionit dhe teknologjisë.

Por sa i mundshëm është ky vizion për realitetin shqiptar? ZËRI kërkoi një qëndrim zyrtar nga Banka e Shqipërisë, e cila nuk është shprehur zyrtarisht për këtë deklaratë të kreut të qeverisë. Për herë të parë, ekskluzivisht për ZËRI, Banka e Shqipërisë, si institucioni kryesor financiar i vendit sqaron pengesat, vështirësitë që bankat do të kenë gjatë këtij procesi por edhe realitetin e ri të pagesave online.

BSH thekson se nga 7 tetori në vend do të hyjë në fuqi marrëveshja për pagesat “SEPA”, duke bërë që pagesat me vendet e BE të shkurtojnë kohë dhe kosto.

“Pagesat SEPA janë disa herë më të lira dhe më të shpejta sesa pagesat ndëkufitare që kryhen sot me bankat korrespondente. Në këtë drejtim, vlerësohet se krijimi i një faciliteti të tillë do të rrisë përdorimin e rrugëve digjitale për pagesat ndërkufitare, të paktën me vende të Bashkimit Evropian, me rrjedhoja pozitive zinxhir në ekonominë shqiptare.

Edhe në këtë drejtim Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në rregullimin e komisioneve të aplikuara për pagesat SEPA duke detyruar bankat të respektojnë të njëjtat tavane të aplikuara për pagesat në euro brenda vendit në linjë me praktikat evropiane.”-thotë Banka.

Ndërkohë që në lidhje me deklaratën e kryeministrit, Banka shprehet se “procesi i kalimit drejt pagesave elektronike është një realitet i mundshëm dhe i pashmangshëm”, duke sqaruar se ndryshimet teknologjike do ta sjellin këtë realitet edhe në Shqipëri.