‘I Pashpirt’, kënga që po pritet me padurim nga ndjekësit e Bardhit dhe Aidës

Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Bardhi dhe Aida Doci, kanë surprizuar fansat me një njoftim në rrjetet sociale.

Artistët kanë ndarë një video nga prapaskenat e projektit të tyre të ri muzikor, duke zbuluar se shumë shpejt do të publikojnë këngën e përbashkët me titull “I Pashpirt”.

Në postimin që kanë shpërndarë në rrjet, ata kanë dhënë një pjesë të shkurtër nga kënga, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e ndjekësve. Me një melodi të ndjerë dhe vargje që prekin shpirtin, duket se “I Pashpirt” do të jetë një këngë e fuqishme që pritet të prekë zemrat e publikut.

Ky bashkëpunim nuk shënon herën e parë që Bardhi dhe Aida Doci vijnë në një projekt të përbashkët, dhe pritshmëritë janë të larta duke parë sukseset e tyre të mëparshme.

Fansat kanë reaguar menjëherë me entuziazëm në komente, duke shprehur padurim për publikimin e këngës që pritet të lansohet shumë shpejt në të gjitha platformat muzikore.

Duket se muzika shqiptare po përgatitet për një tjetër hit që do të dëgjohet gjatë gjithë vjeshtës! /Prive By Liberta Spahiu