Joz Marku rikthehet papritur – do ta shohim në këtë emision

Joz Marku do të rikthehet papritur në ekran pas një periudhe larg publikut. Ai do të jetë i ftuari special në një nga episodet e ardhshme të një emisioni humoristik shumë të ndjekur në Shqipëri “Portokalli”.

Gjatë këtij episodi, Joz pritet të marrë pjesë në disa skeçe dhe të bashkëpunojë me aktorët e emisionit, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe të ndryshme për shikuesit.

Rikthimi i tij ka ngjallur kureshtje tek fansat, të cilët nuk e prisnin këtë surprizë. Për ata që dëshirojnë ta ndjekin live, biletat për spektaklin në studio janë tashmë në dispozicion.