Melinda po martohet, momenti kur Graniti i propozon

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një nga momentet më të bukura të jetës.

Përmes një videoje në Instastory, ajo publikoi çastet kur partneri i saj, Granit Muhaxheri, i bëri propozimin romantik për martesë buzë detit.

Në sfondin e një zemre gjigante me mbishkrimin “Will you marry me?”, fishekzjarrë e dekorime elegante me lule e drita, Graniti u ul në gjunjë për t’i dhënë unazën e fejesës.

Screenshot
Screenshot