Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit. Lë jashtë Yamal, përfshin një shqiptar

Lionel Messi, ylli i Inter Miami, eshtë sërish në qender te vemendjes per nje nisme jashte fushës, ndërsa vazhdon te mahnisë me paraqitjet e tij tek Argjentina. Se bashku me markën që e sponsorizon, ai ka lançuar fushatën “Messi+10: Sezoni 2”, ku ka zgjedhur personalisht 10 talentet e rinj më premtues te momentit.

Befasuese eshte mungesa e emrave si Lamine Yamal e Franco Mastantuono (Barcelona dhe Real Madrid), pasi Messi ka vendosur qe ne krye te listes te jete Nico Paz, argjentinas qe luan në Itali me Como 1907 dhe i dalë nga akademia e Real Madridit. Pas tij vijne Kendry Paez (Strasbourg), Rio Ngumoha (Liverpool), Mohamed Kader Meité (Rennes), shqiptari Brajan Gruda (Brighton), Mika Godts (Ajax), Andrey Santos (Chelsea) dhe Rodrigo Mora (Porto).

Në listë perfshihen edhe dy futbolliste: Clara Serrajordi e Barcelones Femenino dhe Lily Yohannes e Lyonit.