Mundëm Serbinë, por çfarë na duhet për të siguruar vendin e dytë në grup? Ende nuk ka mbaruar

Shqipëria mori një fitore të madhe historike 0-1 në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Një fitore qe mbart shume vlera dhe rendesi për shqiptarët, por shume e rëndësishme edhe për rrugën drejt Botërorit.

Situata në grupin K eshtë si me poshtë:

Shqipëria ka ende dy ndeshje për të luajtur në nëntor, në 13 nëntor ndaj Andorrës ne transfertë dhe në 16 nëntor ndaj Anglisë këtu. Serbia ka 3 ndeshje per te luajtur. Me date 14 tetor qe Shqipëria eshtë pushim, serbët do luajnë ne transfertë në Andorrë.

Ne rast fitoreje, diferenca me Shqiperine mbetet vetëm 1 pikë. Në nëntor, Serbia luan në transfertë ndaj Anglisë në 13 nëntor dhe në fushën e vetë ndaj Letonisë në 16 nëntor. Fati i vendit te dyte lidhet direkt me Angline. Shqiperise i duhet te fitoje patjeter me Andorrën dhe te shpresojë qe Serbia te bëjë nje tjeter hap fals ne 3 ndeshjet e mbetura.

Skenari me i keq i mundshëm është që Serbia të fitojë 3 ndeshjet e mbetura.