Ngjashmëria me Noizyn, TikTokeri i njohur reagon ndaj shqiptarëve

Një video që po qarkullon me shpejtësi në TikTok ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në rrjete sociale.

TikTokeri Roman Shafai, i cili jeton dhe vepron në Australi, ka reaguar i revoltuar ndaj ndjekësve që vazhdojnë ta krahasojnë me reperin shqiptar Noizy.

Në videon e tij, Roman shihet duke mbajtur ushqim në dorë teksa thotë:

“Për herën e miliontë, ndaloni me ‘Noizy nga Temu’ në komente!”

Reagimi i tij është bërë viral, pasi shumë shqiptarë e kanë komentuar për ngjashmërinë e tij me artistin nga Shqipëria. Megjithatë, ai duket se është lodhur nga krahasimet dhe ka vendosur të flasë hapur për këtë situatë.

 

Videoja e tij ka marrë mijëra shikime dhe komente, ndërsa fansat vazhdojnë të ndajnë mendime të ndryshme – disa duke qeshur me situatën, e të tjerë duke thënë se ngjashmëria është vërtet e madhe.

“Noizy from Temu” duket se është bërë tashmë fraza virale që po qarkullon në TikTok!

Po juve si po ju duket, me të vërtetë ngjason aq shumë me reperin Noizy?