Rrjetet sociale janë ndezur pas postimit të fundit të reperit Noizy, i cili ka ndarë një ftesë publike për një aktivitet në Drenas, ku do të marrë pjesë në përmbylljen e fushatës së Ramiz Lladrovcit, kryetarit aktual të komunës dhe njëherësh figurë shumë e njohur publike në Kosovë.
Në shkrimin e bërë nga Noizy, ai e quan Lladrovcin “7 herë kampion i Kosovës” dhe thekson se do të jetë në Drenas për të folur “me gjuhën e kampionit”.

Nga ana tjetër, Noizy dhe Don Xhoni njihen për rivalitetin e tyre të gjatë në muzikë, që ka kaluar shpesh edhe përtej kufijve artistikë.
Të dy reperët janë përballur publikisht me deklarata ku kanë pretenduar titullin e “numrit 1 në hip-hop”, e madje kanë hedhur kunja të ndërsjella në rrjete sociale për njëri-tjetrin.
Tani, fakti që Noizy po del hapur në përkrahje të Ramiz Lladrovcit – ish-mikut të ngushtë të Don Xhonit – shihet nga shumë ndjekës si një veprim simbolik që thellon edhe më shumë rivalitetin mes dy reperëve. Në rrjete po qarkullojnë reagime të shumta nga fansat e të dyve, ku disa e shohin këtë si një lëvizje strategjike nga ana e Noizy-t, ndërsa të tjerë e komentojnë si “provokim të qëllimshëm”.
Një gjë është e sigurt – gara e tyre për dominim në muzikën shqiptare dhe në vëmendjen e publikut vazhdon me të njëjtin intensitet, tani edhe me një tjetër element për t’u komentuar. /Prive By Liberta Spahiu