VIDEO/ Të gjithë po festonin, portieri “shpërthen” pas golit të Jasir Asanit

Jasir Asani vazhdon të bëjë mirë në Iran ku me Esteghlal ka gjetur golin e radhës. Sulmuesi i Kombëtares shënoi nga penalltia, për të zhbllokuar ndeshjen ndaj Aluminium Arak me vlerë javën e nëntë të kampionatit.

Vetë Asani e fitoi penalltinë, që e ekzekutoi në mënyrë perfekte në minutën e 17-të. Çfarë ra në sy pas golit nga penalltia ishte reagimi i portierit të rivalëve ndaj shokëve të skuadrës. Khalifeh dukshëm kishte rezerva për penalltinë e shkaktuar.

Esteghlal në fund fitoi me rezultatin 3-1. Me 3 pikë të arta në garën për titull vijon me rezultatet pozitive dhe ndodhet në krye të tabelës. Për Asanin ishte goli i pestë në kampionat duke e vendosur në vendin e dytë nga golashënuesit.

Penalltia e fituar dhe goli i Jasir Asanit: (VIDEO) + (VIDEO)