Vjen një njohje tjetër për shtetin palesintez

Portugalia njohu zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme i vendit, Paulo Rangel, në Nju Jork.

Rangel deklaroi se një zgjidhje me dy shtete është “e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, raportuan mediat lokale, duke shtuar se qeveria riafirmon “të drejtën e Izraelit për të ekzistuar” dhe “nevojat e tij efektive të sigurisë”, si dhe “dënon edhe një herë sulmet e tmerrshme terroriste të 7 tetorit” të kryera nga Hamasi.

Pritet që më shumë vende t’i bashkohen listës që njeh një shtet palestinez në samitin e OKB-së këtë javë, përfshirë Francën, e cila, ashtu si Mbretëria e Bashkuar, është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Autoritetet izraelite e dënuan njohjen, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që pretendon se destabilizon rajonin dhe forcon grupin militant.