Të dielën, Real Madridi e mposhti Barcelonën me rezultat 2-1 në El Clasicon e madhe, dhe pas ndeshjes një nga temat kryesore ishte Vinicius Junior.
Braziliane donte të përplasej me Lamine Yamal pas ndeshjes, por pati dramë edhe gjatë ndeshjes, me trajnerin e Realit, Xabi Alonso.
Ai u zëvendësua nga trajneri spanjoll në minutën e 72-të, gjë që padyshim nuk i pëlqeu brazilianit.
“Pse gjithmonë unë?”, tha Vini dhe i zemëruar eci drejt tunelit dhe refuzoi të ulej në stol, gjë që e detyroi stafin e trajnerëve të ndërhynte.
Sipas një raporti nga gazetari Pipi Estrada në El Chiringuito, Alonso dërgoi menjëherë një anëtar të stafit për të ndaluar Viniciusin dhe për ta kthyer atë në stol, me një mesazh të qartë: “Nëse ai nuk kthehet në stol, do të luajë shumë pak. Përsëriteni këtë, bëjani absolutisht të qartë”, përcjell telegrafi.
Vetëm pas disa minutave, Vinicius u kthye me ngurrim në vendin e tij në bankinë.
Estrada pretendon se Alonso më pas i bëri një vërejtje të shkurtër dhe më të ashpër brazilianit.
Sipas informacionit nga klubi që transmetohet nga mediat spanjolle dhe ndërkombëtare, Real Madridi nuk do ta sanksionojë më tej Viniciusin për incidentin pas zëvendësimit